Lajme

Abelard Tahiri për prezantimin e Kosovës me fusnotë nga Kryeministri në Bruksel: Nga e thënë në të bërë, për z. Kurti qëndron një mal i tërë

12/08/2021 13:48
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku ndër të tjera e ka komentuar edhe vizitën e djeshme të kryeministrit Kurti në Bruksel.

“Ne nuk kemi parë asgjë të re. Z. Kurti”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kurti në vazhdimësi ka vepruar ndryshe nga ajo që është zotuar.

Tahiri ka theksuar se kur ishte në opozitë ne e dijmë qëndrimin e tij për funsotën, mirëpo tash ai nuk e tha asnjë fjalë, madje e prezantoi Kosovën me të.

“Për çështjen e fusnotës ai asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim në Bruksel, ose të thotë se nuk mund të ulet në një tavolinë ku Kosova prezantohet si fusnotë. Nga e thënë në të bërë, për z. Kurti qëndron një mal i tërë”, ka theksuar ai, raporton Gazeta Blic.