Lajme

Manaj: Kemi një shpresë që mund t’i trajtojë Gjykata Speciale – Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit nëse lidhet me heqjen e mandatit për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

11/25/2026 21:32
nga:Genita C

Shkëmb Manaj, djali i veprimtarë të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, ka thënë se kanë shpresë që Gjykata Speciale do t’i trajtojë edhe vrasjet e pasluftës.

“Ne mendojmë që kjo çështje është e përcaktuar me ligj dhe në bazë të mandatit Gjykata Speciale ka mandat që t’i drejtojë këto deri në fund”.

“Ne e kundërshtojmë edhe ndryshimin e ligjit nëse ndërlidhet me përmbajtjen e heqjes e mandatit për vrasjet politike të pasluftës. E vërteta duhet të dihet”, ka thënë ai në Pressing.