Lajme

Tahiri: Draft statuti i Asociacionit që po hartohet fshehtas duhet të shkojë në Kushtetuese, para se të shkojë në takimin Kurti-Vuçiq

04/24/2023 17:50
nga:G B

Ish koordinatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se bojkoti i serbëve në zgjedhje në veri i orkestruar nga Vuçiq, ka për qëllim që Asociacionit t’i hapen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bëjë këtë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se prandaj draft statuti i Asociacionit që po hartohet fshehtas, duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, para se të shkojë në takimin e Kurtit me Vuçiqin me 2 maj.

Postimi i saj i plotë:

Bojkoti i serbeve te zgjedhjeve ne veri i orkestruar nga Vucici ka si qellim qe Asociacionit ti jepen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bej kete sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves. Prandaj, draft statuti i Asociacionit ( qe po hartohet fshehtas) duhet te shkoj ne Gjykaten Kushtetuetese para te shkoj ne takimin e Kurtit me Vucicin me 2 maj.