Lajme

Sveçla porosit Vuçiqin: Do të kesh ditë, javë e muaj të vështirë

09/15/2022 21:22
nga:Astrit Gashi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dërguar një porosipresidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Sveçla i tha atij se do të ketë ditë, javë e muaj të vështirë.

“Sa i takon aspiratave shoveniste të Vuciqit në raport me Kosovë, unë mund t’i premtojë ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha Sveçla në Syri tv.