Lajme

Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Salihu nga Serbia – s’ka qenë i angazhuar më 2023

06/11/2025 11:07
nga:Sh R

Deputeti i LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ministria e Jashtme është duke punuar që ish-polici Arbnor Salihu të lirohet sa më parë nga Serbia.

“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Salihu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”!

Ish-polici Salihu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 20223.