Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë

12/26/2022 08:32
nga:G B

Të dielën rreth orës 18:00 një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”.