Lajme

Sulmet ndaj Musliut, reagon deputeti Berisha: Persona me emër e mbiemër po shfaqin gjuhë e urrejtje, a ka ardhur koha të vetëmbrohemi?

03/04/2023 15:54
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj sulmeve që po bëhen ndaj deputetes Ganimete Musliu, e cila kritikoi kryeministrin Kurti në seancën e fundit të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetja e ka thënë fjalën e saj dhe në publik persona me emër e mbiemër po shfaqin racizëm e gjuhë urrejtje ndaj saj, siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

Ai ka pyetur nëse ka ardhur koha që si deputetë të vetëmbrohen.

Postimi i tij i plotë:

Në kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e tha fjalën e saj.

Në publik, nga persona me emër e mbiemër u shfaqë racizëm i hapur dhe gjuhë e urrejtjes e siç e cilësojnë mazhoranca parlamentare e LVV, “gjuhë seksiste”, çka ndalohet me ligj.

Shtroj pyetjen si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës: a ka ardhë koha të vetëmbrohemi?