Lajme

Subvencionimi i polisës kufitare, Gjinovci: Premtimin për rrymë s’e mban se ja cënon interesat kompanisë turke!

01/26/2022 11:46
nga:Y I

Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë nga kryeministri Kurti.

Pas këtij vendimi ka patur një reagim nga analisti Rron Gjinovci.

Gjinovci thotë se këtë Qeveria e bën se e ka patur premtim elektoral ndërsa premtimin për rrymë se mban se duhet me ia cënu interesat kompanisë turke.

Reagimi i plotë:

“Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët në vitin 2022”

Këtë e bënë se e ka pasë premtim elektoral, a premtimin për rrymë s’e mban se po duhet me ia cenu interesat kompanisë turke, pak e tutshme.

Qeveria Kurti vendos për polisat kufitare për mërgatën