Lajme

Qeveria Kurti vendos për polisat kufitare për mërgatën

01/26/2022 10:32
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot një kërkesë të ministrit të linjës për ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti i shtetit, me qëllim pagesën e polisës kufitare për mërgatën.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, qeveria pritet të aprovojë kërkesën e cila bazohet në vendimin e vitit të kaluar për pagesën e polisave kufitare nga buxheti i shtetit.

“Shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e policave kufitare, në zbatim të Vendimit të Qeverisë të datës 14.07.2021, […] lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, Masa 4.5 ‘Mbështetja e Mërgatës’”, thuhet në pikën e dhjetë të rendit të ditës së mbledhjes.

Mbledhja e qeverisë është caktuar për të mërkurën në orën 10:00.