Bilall Sherifi nga Nisma ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se sollën në Kosovë, Asociacion, autonomi e “Republikën Srpska”.
Sherifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se s’ka shumë rëndësi a zbatohen apo jo, por sipas tij, këto i kanë mbetur në derë Kosovës.
“Këta me autonomi e me “Republika Srpska” krejt i kanë bërë, a i zbatojnë apo jo ka pak rëndësi. Me pranimin e kësaj marrëveshje, ia kanë lënë Kosovës në derë dhe kushdo që vjen pas tyre s’ka qare pa e zbatuar”, tha Sherifi.
Sherifi tutje shtoi se, Kosova asnjëherë nuk do të mund t’ikë këtij obligimi që kryeministri Kurti ia ka sjell Kosovës, pavarësisht kush është në pushtet.
“Kjo që thojnë: “Jo do ta zbatojmë, jo nuk do ta zbatojmë”, është vetëm lojë fjalësh. E rëndësishmë është që e kanë pranu. As Hashim Thaçi, as Isa Mustafa nuk e kanë zbatuar, por e kanë bërë atë marrëveshje”, thotë ai.
“Njejt sikur Albini që nuk po mundet t’i ikë marrëveshjes së Thaçit e Mustafës, as Kosova nuk do të mund t’i ikë këtij obligimi që ia ka sjellë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca”, shtoi ai.
Ndërsa Glauk Konjufcën e përshkruan si hipokritë, pas deklaratës së fundit që tha: “S’ka Asociacion, pa njohje nga Serbia”.
“Glauk Konjufca nuk është asgjë tjetër, përveç se niveli më i lartë i hipokrizisë që mund të ekzistojë”, tha Sherifi.
Arifi: Qeveria po përgatitet për zgjedhje, jo për politika të mirëfillta


