“S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia” deklaroi i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaratë kjo joserioze sipas ish-diplomatit, Avni Arifi.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, deklarata e Konjufcës nuk reflektojnë me veprimet e Qeverisë.
“Qëndrimet e z. Konjufca janë jo serioze dhe nuk reflektojnë veprimet e qeverisë dhe janë në disproporicon me këto veprime”, thotë Arifi.
Arifi foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, ku tha se, Qeveria do të jetë e fokusuar të fitojë rezultat të favorshëm.
“Në periudhën që po hyjmë veprimet qeveritare janë dhe do të jenë të fokusuar në përgatitjen për arritjen e një rezultati të favorshëm zgjedhor e jo në politika te mirëfillta”, shtoi ai për GazetaBlic.
Glauk Konjufca: S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia
Matoshi: Glauk Konjufca nuk ka guxim t’i dalë Albin Kurtit kundër


