Lajme

Koci: Blini Dugolli do të niset drejt Turqisë për ndërhyrje që mund t’ia kthejnë shikimin, kjo falë ndihmës së qytetarëve

10/01/2025 23:40
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Blin Dugolli, një i ri i verbër por me shumë optimizëm, do të udhëtojë nesër drejt Turqisë për dy ndërhyrje vendimtare në sy, raporton GazetaBlic.

Ky hap është bërë i mundur falë solidaritetit të qytetarëve, të cilët kontribuan jo vetëm financiarisht, por edhe duke dhuruar shpresë dhe dritë.

“Sot përjetuam një moment të jashtëzakonshëm gëzimi – dolëm me biçikletë dyshe,” shkroi Koci, duke përmendur gjithashtu mbështetjen e As Travel Club dhe disa donatorëve anonimë.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë: “Parajsa ju pret!”

Postimi i plotë: