Lajme

Incidenti tragjik në Prishtinë, Bajqinovci i reagon Përparim Ramës: Fokusohu në problemet reale të qytetit, jo në tema gjeopolitike

07/28/2026 17:34
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas aksidentit në një punishte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku humbi jetën një i ri dhe disa punëtorë u lënduan nga rrëzimi i një vinçi, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve. Ai i bëri thirrje Komunës së Prishtinës që të shtojë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet për të parandaluar aksidente të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e punëtorëve.

Po ashtu, ai kritikoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit dhe sigurinë e qytetarëve, e jo në tema gjeopolitike.