Sporti

Franco Foda pritet të zyrtarizohet nesër në krye të Kombëtares së Kosovës në futboll

02/16/2024 18:30
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ketë një trajner të ri.

Franco Foda, pritet të emërohet në krye të shtabit teknik të “Dardanëve”, transmeton GazetaBlic Sport.

57-vjeçari ka drejtuar tri klube: Sturm Grazin, Kaiserslautern, Zurichun. Ai po ashtu për katër vjet e ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë.

Foda pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme, në një konferencë që do të organizohet nga FFK.

/GazetaBlic Sport/