Lajme

Blerta Deliu reagon pasi Çitakut, Bajramit dhe Kadrijajt iu mohua fjala: Kjo nuk është demokraci, por arrogancë!

06/29/2025 12:16
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ashpër sjelljen e Kuvendit, duke theksuar se Vlora Çitaku, Hikmete Bajrami dhe Time Kadrijaj u mohuan të flasin në foltoren e Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se në vend të një debati të hapur, dëgjuan urdhra, duke akuzuar se kjo nuk është demokraci dhe se është një shkelje e frymës së Kushtetutës.

Deliu kritikoi bllokimin dhe arrogancën e pushtetit, duke e quajtur situatën një përpjekje për ta kthyer votën në farsë.