Lajme

Sondazhi i IRI: Gratë kosovare nuk kandidojnë në politikë se janë të preokupuara në rritjen e fëmijëve

07/31/2024 12:47
nga:Y I

Fenomeni i pabarazisë gjinore në poste politike, ende është prezent në Kosovë.

Madje për këtë rezulton edhe një arsye bazike, e cila është përdorur si përgjigje në një sondazh nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), realizuar me kosovarë.

Me një shumicë prej 63%, ata janë përgjigjur se gratë kosovare nuk kandidojnë në poste politike, për shkak se janë të preokupuara në rritjen e fëmijëve të tyre.

Tutje me një shifër prej 57%, vie mendimi se gratë kosovare nuk kanë rrjet mbështetës për këto detyra. Pason më tej mendimi se ato kanë frikë nga dhuna, nëse u hyjnë garave të tilla.