Sporti

Skuadrat shqiptare kërkojnë “Play Offin”, Ballkani, Partizani e Struga luajnë sot në kualifikueset e Conference League

08/17/2023 08:22
nga:L J

Skuadrat shqiptare, FC Ballkani, Partizani dhe Struga do të ballafaqohen sot në kualifikueset e Conference League.

FC Ballkani do të luajë si mysafir në Gjilbratar ndaj Lincoln Red Imps me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë u mbyll me fitoren e kampionit të Kosovës me rezultatin 2-0. Nazmi Gripshi dhe Lorenc Trashi realizuan golat për ekipin e Ballkanit.

Partizani poashtu luan ndeshjen e kthimit sonte ndaj ekipit nga Letonia, Valmiera. Ekipi shqiptar fitoi në udhëtim me rezultatin 1-2, me golat e Tedi Carës dhe Rrapajt.

Kjo ndeshje luhet sot nga ora 20:00 në ‘Elbasan Arena’.

Struga gjithashtu luan sot për histori, pasi ekipi shqiptar kërkon “Play Offin” në ballafaqimin ndaj Hesperange të Luksemburgut.

Në duelin eparë, lojtarët e Shpëtim Duros fituan bindshëm 3-1, me ha-trickun e Besart Ibraimit. Ndeshja e kthimit luhet sonte nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport