Lajme

“S’ka urgjencë”, Lushaku Sadriu: Qëndrimi i Kurtit shpërfaq papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve

05/15/2025 16:59
nga:G C

“S’ka urgjencë”, ishte deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sot gjatë takimit me presidenten Osmani.

Kësaj deklarate i ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, e cila për GazetaBlic tha se, Kurti duhet ta ketë në mendje faktin që çmimet janë rritur dhe kostoja e jetës për qytetarët është bërë gati e papërballueshem.

Sipas saj, qëndrimi i fundit i Kurtit shpërfaqë papërgjegjësinë që ky i fundit ka ndaj qytetarëve.

“Në një kohë kur cmimet janë rritur, qytetarët nuk po arrijnë të përballojnë koston e jetesës, e Kosova gjendet nën sanksione, Kurti mendon që Kosova s’ka urgjencë për institucione. Ky qëndrim shpërfaqë papërgjegjësinë e Kurtit kundrejt qytetarëve dhe vet shtetit tonë”, tha Lushaku Sadriu për GazetaBlic.

Abdixhiku pas takimit te presidentja: Më habiti që Kurti tha se nuk ka urgjencë

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal