Lajme

Situata e tensionuar, shefi i Policisë shkon në Qeveri

10/05/2026 17:05
nga:Gazeta Blic

Komandanti i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka shkuar në Qeverinë e Kosovës.

Ai është parë duke hyrë në Qeveria, prapa një kordoni policësh të vendosur në hyrje.

Protestuesit e grumbulluar përreth Kuvendit dhe Qeverisë kanë paralajmëruar se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga aty derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Gjykatën Speciale.