Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë prapa kamerave se nuk e kanë ndërmend të largohen nga Jarinja, nga pika kufitare e Jarinjës.
Me këtë rast, ka thënë se ata “janë në shtëpinë e tyre”.
“Nuk e kemi ndërmend të lagohemi sepse jemi në shtëpinë tonë”, ka thënë Simiç.
Një grumbull qytetarësh po vazhdon të qëndrojë rreth 300 metra larg pikës kufitare të Jarinjës, për të kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat.


