Sporti

“Silvinho ka rikthyer entuziazmin”, Gjimshiti: Shpresoj që në këtë Europian të jem edhe unë

06/17/2023 23:45
nga:E K

Berat Gjimshiti u rikthye nga një dëmtim duke luajtur titullar me skuadrën tonë kombëtare dhe duke bërë një paraqitje të mirë.

“Baba dhe fitore? Jam shumë i lumtur për familjen që bashkëshortja dhe vajza janë mirë e kemi merituar këtë fitore por duhej shumë durim sepse nuk kishim hapësira. U përshtatëm mirë dhe e gjetëm golin.

Silvinjo ndryshe nga Reja? kam kohë që kam munguar prej dëmtimeve dhe është e vështirë por kam gjetur ekip me shumë vetëbesim, lojtarë të rinj me besim dhe më e rëndësishmja ishte vetëbesimi me top. Teknikisht jemi më të qetë dhe u duk edhe në fushë. Trajneri na jep besim dhe kjo është gjë e mirë.

Entuziazmi i skuadrës? Besoj se trajneri sjell entuziazëm por edhe lojtarët kur flasin me njëri tjetrin. Kur pimë kafe ose kur kemi kohë pa stërvitje, del dëshira që kemi për të shkuar në Europian dhe kemi shumë besim që do ta arrijmë. Këtë besim që kemi duhet ta tregojmë.

Euro 2016? Shpresoj që këtë herë të kem mundësi edhe unë të shkoj”, tha Gjimshiti për “Supersport”.