Lajme

“Shumë zhurmë”- Edi Rama ndan foto nga stadiumi ‘Air Albania’ bën shqiponjën me Noizyn

08/12/2023 21:24
nga:Y I

Skuadra e Partizanit po luan në “Air Albania” në një miqësore me ekipin italian të Romës.

Në stadium është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një foto në krah të këngëtarit të njohur të muzikës rep, Noizy.

Shefi i qeverisë shihet teksa bën shqiponjën së bashku me reperin, ndërkohë që në mbishkrimin e fotos të postuar në facebook shkruan: “Zhurmë, zhurmë shumë, shumë zhurmë”.

Kujtojmë se më herë ishte vetë Rama i cili përmes një postimi në facebook njoftoi miqësoren mes Romës dhe Partizanit në 12 gusht në Tiranë, ku po ashtu tha se nuk do të mungojë as performanca e reperit Noizy.