Lajme

Shukri Buja merr mbështetje nga komuniteti ashkali

10/07/2025 21:19
nga:G B

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka marrë mbështetje nga komuniteti ashkali në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

“Bashkëqytetarët e komunitetit ashkali në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen me ekipin tonë fitues”, ka shkruar ai.

Psotimi i tij i plotë:

Në takim me qytetarët e komunitetit ashkali mora mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e së dielës!

Bashkëqytetarët e komunitetit ashkali në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen me ekipin tonë fitues.

Falënderim i veçantë për besimin dhe përkrahjen tuaj, së bashku për fitore të dielën!