Lajme

Shtyrja e zgjedhjeve në veri antikushtetuese- Nuk legalizohet një shkelje e tillë duke u takuar me partitë politke

12/14/2022 20:15
nga:Genita C

Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit nga presidentja Osmani, është antikushtetus.

Kështu të paktën po thonë njohësit e çështjeve juridike.

Në një prononcim për GazetaBlic, avokati Skender Musa thotë se një vendim i tillë është antikushtetues dhe sipas tij, nuk ka zgjidhje poltike për mos me u shpall zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Vendimi i presidentes Osmani është antikushtetues dhe unë mendojë se nuk ka zgjidhje politike për mos me u shpall këto zgjedhje”, tha Musa.
Ndërsa, për takimin e Presidentes Osmani me partitë politike ku u diskutua rreth mbajtjes ose shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 18 dhe 25 dhjetorit në Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, Musa thotë se nuk legalizohet shkela e Kushtetutës që ka bërë Osmani.

“Takimi me partitë politike nuk e legalizon vendimin që në fakt e ka shkel Kushtetutën, sepse Kushtetuta nuk e parasheh një gjë të tillë dhe as ligji për zgjedhje”, tha Musa për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Osmani ka thënë se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar të premten në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, ka thënë ajo një konferencë për media pas takimit.

Osmani ka thënë se ka kontaktuar Bashkimin Evropian për t’i kërkuar mbështetje për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në veri, por, sipas saj, se BE-ja ia ka bërë të ditur se për shkak të afatit të shkurtër kohor, nuk do të kishte mundësi të merrte pjesë.

“Deri tani asnjë organizatë vendore nuk është regjistruar po ashtu. Pra, këto zgjedhje do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar apo edhe vendor”, shtoi Osmani./GazetaBlic/

Krasniqi: Vjosa Osmani ‘me dy këmbët’ shkeli Kushtetutën, ajo nuk ka kompetencë t`i shtyjë zgjedhjet e shpallura