Lajme

Shtetasi i Shqipërisë u ofron 10 euro ryshfet policëve të Kosovës në kufi, përfundon në pranga

07/06/2021 09:50
nga:M K

Një shtetas i Shqipërisë u ofroi zyrtarëve policorë 10 euro ryshfet me qellim që gruas së tij t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, mbrëmë rreth orës 21:00.

Policia ka njoftuar se gruaja e të dyshuarit e ka të ndaluar për pesë vite që të hyjë në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për dhënie ryshfeti është dërguar në mbajtje.

Prishtinasi arrestohet pasi ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit