Lajme

ShSKUK: Në trajtim 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19

03/19/2022 09:43
nga:Genita C

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 3 post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient.

668 raste aktive me COVID-19 në vend