Lajme

Shpërthimi në Nord Stream, dyshohet se anijet ruse ishin pranë tubacioneve

05/03/2023 07:34
nga:G B

Disa anije ruse, të afta për të kryer operacione nënujore ishin pranë vendit ku ndodhi shpërthimi në tubacionet e Nord Stream.

Sipas një dokumentari, anijet thuhet se u lokalizuan duke përdorur komunikime të përgjuara të marinës ruse afër Nord Stream, ku më pas shpërthyen dy tubacione që transportonin gaz nga Rusia në Evropë.

Ndonëse shkaku i shpërthimeve është i paqartë, Perëndimi drejtoi gishtin kah Moska, ndërsa Moska fajësoi vendet perëndimore, dukë përfshirë Britaninë e Madhe.