Lajme

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Guine, tetë të vdekur

12/18/2023 12:56
nga:N K

Një shpërthim i madh në rafinerinë kryesore të naftës në kryeqytetin Conakry të Guinesë ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, thonë zyrtarët.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në qytet dhe u kanë kërkuar punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi, njofton BBC.

Shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr.

Është e paqartë se çfarë i nisi flakët.