Lajme

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje: Ky është qëndrimi i saj

05/15/2024 17:52
nga:G C

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të veçantë.

Këtë e tha ajo në një prononcim për GazetaBlic ku foli edhe për shpërndarjen e mundshme të Kuvendit.

“Nesër i kemi këto marrëveshjet ndërkombëtare, do të shohim si do të shkojë pasi është moment i rëndësishëm”, tha Balje.

Balje shton se, nëse VV’ja është pro shpërndarjes së Kuvendit, nuk sheh arsye të mos-votojë edhe ajo një gjë të tillë.

“Nëse VV’ja voton për shpërndarje, nuk shoh arsye pse mos të votojë edhe unë shpërndarjen e Kuvendit”, tha Balje për GazetaBlic.

Mundësia për zgjedhje të parakohshme u aktualizua më 13 maj kur vetë Kurti tha se është i gatshëm të diskutojë me partitë opozitare për një datë të mundshme.

Me kritika për keqqeverisje, partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por në diskutim është shpërndarja e Kuvendit si “opsion më real” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

PDK-ja ia plotëson kushtin Kurtit, do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare