Lajme

Shkon në 80 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

07/07/2025 07:05
nga:G B

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në të gjithë Teksasin qendror ka arritur në 80.

Zyrtarët lokalë në disa qarqe të Teksasit kanë konfirmuar këtë shifër të përditësuar të viktimave, raporton CNN.

Sherifi i Qarkut Kerr të Teksasit, Larry L. Leitha tha se në këtë qark janë 40 viktima të rritur dhe 28 fëmijë.

Numri i të vdekurve përfshin 68 në qarkun Kerr, pesë në Travis, tre në Burnet, dy në Kendall, një në Tom Green dhe një në Williamson.