Lajme

Arrestohen dy shqiptarë në Angli, tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror Princit William dhe Kate

11/25/2026 09:56
nga:L J

Dy burra nga Shqipëria janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë pa autorizim në pronën e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Catherine.

Sipas raportimeve të mediave britanike, njëri nga të dyshuarit dyshohet të jetë emigrant pa dokumentacion të rregullt qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportimeve, dy të dyshuarit mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste Princit William dhe Kate, ndërsa dyshohet se kishin për qëllim kryerjen e një vjedhjeje. Megjithatë, autoritetet po kryejnë verifikime për të përcaktuar nëse pas hyrjes së paautorizuar mund të ketë pasur ndonjë motiv tjetër

Dyshohet se personat, të cilët kishin fytyrat e mbuluara, aktivizuan sistemet e sigurisë së rezidencës, të cilat përfshijnë kamera mbikëqyrëse, teknologji lazer dhe sensorë të lëvizjes, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë rrethanat dhe motivet e mundshme të hyrjes në rezidencën mbretërore.