Lajme

Shfaqet shoku i deputetit VV-së: Dimalin e kam pas shok të klasës, kohë të gjatë ka menduar qe alfabeti shqip i ka 27 shkronja

09/11/2022 22:15
nga:G B

Sot u bënë publike në media notat e vitit të tretë të shkollës së mesme të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ku aty u panë disa nota të dobëta, e në lidhje me këtë ka reaguar shoku i klasës së deputetit, Gafurr Avdullahu i cili në Facebook shkroi se deputeti nuk e ka ditë sa shkronja i ka alfabeti, shkruan Gazeta Metro.

Ai pati kritika edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe vartësit e tij, të cilët sipas tij po i fyejnë mësimdhënësit.

Avdullahu tha se vartësit e Kurtit janë të padijshëm.

Postimi i plotë:

Mësuesit na mësuan me shumë përkushtim edhe në kohërat më të vështira. Ata na mësuan edhe pa paga e me njëqind tortura nga okupatori. Prap se prap nuk u zbrapsën por vazhduan misionin e tyre deri në çlirimin e vendit.

Ndërsa sot, Albin Kurti e vartësit e tij njollosin mësimdhënësit duke u’a mohuar dinjëtetin e integritetin personal, duke u’a mohuar të drejtën e një jete më të mirë!

Sot, Albini e vartësit e tij i quajnë “analfabetë” mësimdhënësit, ndërsa faktet po tregojnë që vetë janë analfabet. Po postoj dëftesat e mija ti tregoj Dimalit e Albinit se kur mëson, ke nota të mira.

Bile, Dimalin e kam pas shok të klasës. Kohë të gjatë ka mendu qe alfabeti shqip i ka 27 shkronja. Kishte probleme shumë substanciale e sot njollos mësimdhënësit. Nuk bënë kështu Dimal!

Kur s’ta don, s’ta don. S’mundeni mu bë të menqur me zor!