Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar me shqetësim pas deklaratave të Presidentes Osmani për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Laban, raporton GazetaBlic.
Në një postim, ai shprehet i tronditur nga fakti se një person me të kaluar të dyshimtë dhe i kërkuar nga Interpoli mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Muharremi pyet se si është e mundur që një gjyqtar i tillë të ketë hyrë në një institucion kaq të lartë, dhe se çfarë mesazhi po i jepet brezit të ri.
“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kemi kriminalitet të institucionalizuar”, shkruan ai.


