Lajme

Shënohet viktima e parë si pasojë e uraganit në Luiziana

08/30/2021 11:53
nga:Q R

Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi Uragani Katrina kishte goditur rajonin e Neë Orleans, si një stuhi e Kategorisë 3, Uragani Ida arriti në tokë si një Kategori 4, duke lënë të vdekur një person dhe mbi një milion të tjerë pa energji elektrike, në Luiziana.

Vdekja e parë, që i atribuohet Ida-s, u konfirmua të dielën vonë nga zyra e sherifit për Ascension Parish, e vendosur vetëm në jug të Baton Rouge, një nga rajonet më të goditura nga stuhia.

“Njësitet përkatëse morën informacion për një qytetar që mund të jetë plagosur nga një pemë që kishte rënë në një vendbanim ”, ka thënë zyra e sherifit në faqen e saj në Facebook.

Ndërkaq departamenti i Shëndetit në Luiziana konfirmoi vdekjen e tij, duke e përshkruar viktimën si një burrë 60-vjeçar.

A duhet shkurtuar fushata zgjedhore për shkak të rritjes enorme të rasteve me Covid- 19?! Ky është rekomandimi i analistëve politik