Lajme

Shembet shkolla, 5 viktima

06/20/2021 09:42
nga:Q R

Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një shkolle në qytetin belg të Antverp.

Një pjesë e godinës u shemb papritur duke rrëzuar dhe skelën që ishte ngritur pranë saj për ta rikonstruktuar. Shkaqet janë ende të paqarta.

Ekipet e shpëtimit punuan me shpejtësi për të nxjerrë punëtorët nga rrënojat, por fatkeqësisht 5 prej tyre humbën jetën. 9 punëtorë të tjerë mbetën të lënduar, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shembjes së ndërtesës së shkollës.

LEXO EDHE:

Bie ndjeshëm numri i të gjobiturve për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID19