Lajme

Bie ndjeshëm numri i të gjobiturve për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID19

06/20/2021 08:55
nga:Q R

Policia e Kosovës njofton se nuk ka pasur asnjë viktimë nga aksidentet e trafikut gjatë 24 orëve të kaluar.

Nga aksidentet e ndodhura gjatë një dite janë shënuar 18 të lënduar, derisa 23 aksidente kanë pasur vetëm dëme materiale.

Mbi 1,400 persona janë dënuar për mosrespektim të rregullave të trafikut, derisa vlen të theksohet se numri i të dënuarve për mosrespektim të masave anti-Covid19 ka rënë në 13.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:

Aksident trafiku me fatalitet /
Aksident trafiku me të lënduar 18
Aksident trafiku me dëme materiale 23
Tiketa trafiku të shqiptuara 1437
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 13
Persona të arrestuar 23
Persona në mbajtje 18
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit 1

LEXO EDHE:

Plagosje në Prishtinë