Lajme

Shefi i zyrës së BE-së reagon pas publikimit të listës së bizneseve që përfituan më shumë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

04/23/2021 08:59
nga:Y I

Dje gjatë ditës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga 60 milion eurot që kishte ndarë Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pas këtij shkrimi ka reaguar edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Tomáš Szunyog e ka përkrahur vendimin e publikimit të 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga 60 milion eurot e ndara nga Qeveria Hoti në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas tij, ky ishte kusht i vendosur nga BE-ja kur u nënshkrua marrëveshja për huanë prej 100 milion eurosh.

“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht për të cilin BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion euro”, ka shkruar ai.

Tutje, shefi i zyrës së BE-së ka thënë se masat mbështetëse për bizneset duhet të jenë të gjitha transparente.

 

Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga pakoja e qeverisë Hoti