Lajme

Shefi i ndihmës i OKB-së thotë se do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë

10/30/2023 14:08
nga:N K

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, njoftoi se do të zhvillojë bisedime me lidershipin izraelit dhe atë palestinez.

Ai tha se do të bisedojnë se si të rritet reagimi humanitar ndaj konfliktit.

Gjithashtu ai përmes një postimi në X (ish-Twitter), u bëri thirrje palëve për lirimin e pengjeve, mbrojtjen e civilëve dhe shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës.