Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se 25-vjetori i OSBE-së në Kosovë është me plotë sukses, raporton GazetaBlic.
Hamza përmes një shkrimi dhe fotografive të ndara në “Facebook” thekson se, këto 25 vjet të misionit të OSBE-së u karakterizuan me punë të pandalshme për ndërtimin e demokracisë.
Tutje, ai shton se Kosova është mirënjohëse përjetë.
E plotë:
Në qershorin e vitit 1999, pas çlirimit, menjëherë kishte nisur puna për ndërtimin e jetës mbi gërmadhat e luftës dhe për krijimin e institucioneve të Kosovës. Sot, 25 vjet i bëri edhe misioni i OSBE-së në Kosovë. Dhe, me plot të drejtë mund të konstatojmë që këto 25 vjet ishin përplot me suksese. Ishin 25 vjet me punë të pandalshme për ndërtimin e demokracisë, për forcimin e lirisë së mediave, promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe zhvillimin e institucioneve të pavarura.
Me OSBE-në i kemi vendosur themelet e demokracisë dhe Kosova është mirënjohëse përjetë!