Lajme

SHBA regjistron mbi 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

07/02/2021 19:04
nga:M K

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 605 mijë e 36, prej të cilëve 318 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33 milionë e 679 mijë e 937, me 13 mijë e 739 raste në 24 orët e fundit, raporton TCH.

Aktualisht, Kalifornia është vendi më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.712 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 181 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 155 milionë dozën e dytë.

Kurti: Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut – Pararendëse e Republikës së parë të Kosovës