Lajme

ShBA-ja shënon viktimën e parë të Omicronit

12/21/2021 15:37
nga:Q R

Një burrë i pavaksinuar nga Teksasi ka vdekur pas infektimit me Omicron, duke u bërë zyrtarisht personi i parë që vdes nga ky variant në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i shëndetësisë në distriktin Harris në Teksas tha se ky burrë, që besohet se ishte në të pesëdhjetat, nuk ishte i vaksinuar dhe kishte edhe një problem tjetër shëndetësor.

Gjykatësja e distriktit Harris njoftoi të hënën: “Telefoni im ishte duke cingëruar. Jam e sigurt se e vërejtët dhe ishte drejtori ynë i shëndetit publik duke më thënë se sapo e kemi vdekjen e parë të lidhur me Omicronin.”

Autoritetet shëndetësore thanë të hënën se Omicroni tani është variant mbizotërues në Shtetet e Bashkuara, në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për t’u siguruar që pandemia të përfundojë së shpejti, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Hiladgo shtoi se të dhënat e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë zbuluar se varianti Omicron dyfishohet për çdo dy deri tri ditë. “Vetëm sa për të dhënë një pikë krahasimi, varianti Delta dyfishohet çdo 11 ditë”, tha ajo.

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se 73.2 për qind e rasteve të reja me Covid-19 javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara ishin me variantin Omicron.

“Në Tiranë krimineli po shitet si demokrat”- Kritika të forta në drejtim të Edi Ramës pas pjesmarrjes së Vuçiq në ‘Open Ballkan’