Lajme

“Në Tiranë krimineli po shitet si demokrat”- Kritika të forta në drejtim të Edi Ramës pas pjesmarrjes së Vuçiq në ‘Open Ballkan’

12/21/2021 12:39
nga:Y I

Në Tiranë po mbahet takimi i radhës i nismës “Open Ballkan”, ku të pranishëm janë kryeministrat e tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Si mysafir të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran  Zaev kanë bërë thirrje për bashkim të shteteve të rajonit në këtë nismë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ‘Open Ballkan’ është një aspiratë, duke i bërë edhe një herë ftesë Kosovës të përfshihet në këtë projekt.

Por si po vlerësohet në Prishtinë, thirrja e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës në këtë iniciativë?!

Profesori universitar, Muhamed Kelmendi, ishte i ashpër në qëndrimet e tij sa i përket ‘Open Ballkan’ dhe takimit që po zhvillohet në Tiranë.

Kelmendi tha se në Tiranë krimineli, duke iu referuar Vuçiq, po shitet si demokrat.

“Zoti Kurti është dashur të shkojë në Tiranë dhe të tregojë dhunën gjenocidiale të shtetit kriminel serb mbi shqiptarët.Natyrisht se nga takimi në Tiranë midis kriminelit Vuçiq, Ramës dhe Zaevit, nuk priten qëndrime të tjera, përveç thirrjes që Kosova të marrë pjesë në “Open Ballkan”. Mirëpo, Kosova e ka bërë të qartë qendrimin për këtë subjekt.
Megjithatë ka qenë e rrugës që Kurti të shkojë në takim në Tiranë dhe të shprehi mendimin për këtë mekanizëm”

Ai tutje potencoi se Kryeministri Kurti do të duhej të kishte marrë pjesë në këtë takim ku të tregonte gjenocidin serb mbi shqiptarët dhe kërkonte njohjen e Kosovës.

“Kjo nuk do të thotë që të antarësohesh në “Open Ballkan”. Jo! Por të shpjegosh qëndrimin dhe të kërkosh njohje të shtetit të Kosoves nga Serbia.Pjesmarrja kishte me qenë pozitive edhe për shqiptarët atje. Më lehtë dhe drejperdrejtë e kishte parë populli shqiptar qëndrimin e Kosovës për këtë subjekt. Me fakte e kishte treguar gjenocidin e shtetit serb në Kosovë dhe me fakte kishte treguar përgjegjesinë e shtetit kriminal serb.Kjo nuk ndodhi! Mbeti insistimi i Ramës dhe lojë fjalësh e kriminelit Vuciq.
Në Tiranë shitet krimineli si “demokrate”.Bota keshtu nuk ka parë.Vrasesi bëhet “liridashës” pa e pranuar krimin e bërë” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, theksoi se përpara se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të bënte shfaqje vëllazërore me Vuçiç do të duhej të punonte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth kësaj çështjeje.

“Iniciativa për “Open Ballkan” që me insistim e shtynë përpara kryeministri shqiptarë Edi Rama, duket kokfortë dhe pa një logjik realiste. Kjo, sepse para se të bëhët presion publik dhe shfaqje vëllazërore me Aleksander Vuçiç, do të duhej të punonte shumë me kryeministrin e Kosovës Kurti të hiqte dilemat,friken e dominimit Serb në ballkan, që ekziston në Kosovë nga “Open Ballkan”, pastaj mesazhin politik të amnestimit dhe alibisë për Vuçiç, se ai është ka ofron zgjidhje dhe kosova bënë probleme”

Jashari thotë se është shumë gabim që shqetësimet që sjellë “Open Ballkan” për Kosovën, të mos merren parasysh nga Rama.

“Open Ballkan ka disa rreziqe që Rama duhet ti ketë parasyshë, siç janë, lënia nën hije e procesit përfundimtar me marrveshje për njohje të detyrueshme, hapja e rrugës së integrimit të Serbisë drejt Europës dhe gjithsesi duke e paraqitur si konstruktive, lënia nën hije e procesit drejt integrimit europian duke zëvendesuar me integrim ballkanik. Është gabim që interesat dhe shqetësimet që sjellë “Open Ballkan” për Kosovën, të mos merren parasysh nga Rama, tani kur Kosova gjindet në një udhëkryq dhe me një rënie të mbështetjes nga vendet e BE” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”

Nisma e ‘Open Ballkan’ po gjen tashmë mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian.

Komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi gjatë takimit ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se Bashkimi Evropian mbështet pa kushte Ballkanin e Hapur.

“Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit. Ne (BE) mendojmë që në bazë të rregullave e vlerave të BE, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur por dhe në të mirë të të dyja palëve, në të mirë të Ballkanit dhe Bashkimit Europian”, tha Komisioneri Várhelyi në Tiranë, raporton Gazeta Blic.

Në këtë takim tre-palësh, Rama-Zaev-Vuçiq priten të nëshkruhen edhe disa marrëveshje .

Në nismën”Open Ballkan” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova dhe përkatësisht kryeministri Albin Kurti është shprehur kategorikisht kundër kësaj iniciative rajonale.

/Gazeta Blic/

Rama sërish thirrje Kosovës: “Ballkani i Hapur” aspiratë, jini pjesë e kësaj përpjekjeje

Samiti i “Open Balkan” në Tiranë, Vuçiq: Marrëveshjet e sotme bërthama që do krijojë heqjen e kufijve

Edi Ramës i ndodh e papritura në takimin e “Open Ballkan”