Lajme

Sektori privat paralajmëron protesta të përditshme, grevën s’e kanë opsion

09/26/2022 10:43
nga:N M

Kryetar i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një prononcim për Ekonomia Online tha që në këtë muaj do ta vendosin datën se kur do të mbajnë grevën.

Por sipas tij, ky sektorët në këtë fazë do të fillojë me protesta të përditshme. Ai gjithashtu shtoi që protestat do të mbahen në ditët në vazhdim, por nuk ka bërë të ditur datën e saktë.

“… ndoshta do të ndërrojnë kahje dhe do të mbajmë protesta të përditshme pasi që tani nuk është koha e duhur për greva sepse i gjithë sistemi arsimor po mbajnë greva” tha ai.

Azemi shtoi se nëse greva e arsimtarëve vazhdon, sindikata që ai udhëheq s’do të hyjnë në grevë. E sa i përket kontaktit me Qeverinë, Azemi shtoi se i kanë dërguar tetë kërkesa, por nuk ka marr përgjigje, duke numëruar kërkesat karshi ekzekutivit.

“Nuk e shoh të arsyeshme që të dërgojmë kërkesa pasi sipas të gjithave gjasave nuk i ndjen që këta punëtorë të sektorit privat janë qytetar të Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Kërkesat për Qeverinë janë që të kenë rritje të pagave edhe sigurime shëndetësore, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, gjykata e punës fondi për punëtorët të cilit humbin vendin e punës dhe shumë kërkesa të tjetra”, shtoi ai.

Gjithashtu Azemi tha se nëse vazhdon që Qeveria të mos plotësoj kërkesat atëherë të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën

“…Sigurisht që mbas dy vite nuk do të munden që të gjejnë punëtorë të rijn por vetëm mosha 50 vjeçe”, deklaroi ai.