Lajme

Sami Lushtaku kujton Ilaz Kodrën me një fotografi të papublikuar më parë, aty shihet edhe Adem Jashari

04/30/2021 11:48
nga:M K

Një nga figurat kyçe të PDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sami Lushtaku, ka kujtuar Ilaz Kodrën, në 22 vjetorin e rënies.

Përmes një fotografie të papublikuar më herët, ai në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar bashkëluftëtarin nga Skenderaj, ndërsa aty shihet edhe Adem Jashari, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Në 22 vjetorin e flijimit për atdheun, ndjej mall e dhembje por dhe mburrje e krenari, që kam bashkëvepruar me ideologun, strategun, bashkëluftëtarin themelues të UÇK-së, mikun tim të zemrës, Ilaz Kodra.
Ilazi ishte revolucionar ekstrem, rebel i pashoq e promotor i ideve të mëdha të kohës. Ai ishte plot vullnet e energji. I jepte jetë përpjekjeve tona për organizimin e grupeve çlirimtare. Në thellësi të shpirtit kishte organizimin e luftës dhe konsolidimin e radhëve të UÇK-së. Ishte i zellshëm në realizimin e prioritetit tonë jetësor për çlirimin e vendit. Pas rënies së Komandantit Fehmi Lladrovci, Ilazi mori komandën e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, të cilën e udhëhoqi shkëlqyeshëm, deri në rënien heroike me 30 Prill 1999 në Vërbofc.
Pranvera e sivjetme është e 22-ta pa Ilazin. Pa të gjithçka është me ndryshe. Pa Ilazin edhe pranvera është më e zbehtë. Ilazi është heroi im. Është heroi i Kosovës që atdheun e deshi më shumë se vetën. Lavdi i qoftë! SL

LEXO EDHE:

​22-vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës

/GazetaBlic/