GazetaBlic pak më parë raportoi se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës në krye me Armend Mehaj, ka realizuar vetëm 5 % nga buxheti prej 53,936,000 eurove, duke e lënë Ushtrinë e Kosovës pa pajisje ushtarake.
Ndaj këtij raportimi të Gazetës Blic ka reaguar ministri Mehaj, teksa mundohet të “demantoj” raportin e Thesarit të Shtetit.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se brenda kësaj periudhe qeverisëse janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatim.
Ai, tutje tha se për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e shpejt do të hapet konkursi edhe për 612 të tjerë aktiv e 367 rezervistë.
Ndërsa, sipas raportit 6 mujor të Thesarit të Kosovës, në projektin SISTEME, PAJISJE DHE ARTIKUJ PËR MBROJTJE, pra për armatim për Ushtrinë e Kosovës, nga 29,354,618 euro, Qeveria i ka shpenzuar vetëm 7%, ose 2,033,621 euro.

Reagimi i plotë i Ministrit Mehaj:
Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, dhe që t’i shmangeni keqinformimit po publikojmë disa nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.
Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë.
Vetëm për një vit e gjysmë kemi rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër.
Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.
Ministria e Mbrojtjes, vitin që lëmë pas ka shpenzuar 96% të buxhetit, njëherit përqinjda më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë. Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim.
Gazeta Blic ka raportuar se vetëm 11 për qind e projekteve kapitale u realizuan nga të gjitha organizatat buxhetore.
Ndërkohë, 4 ministra nuk kanë arritur të realizojnë asnjë projekt kapital.
Dështim total: Katër ministri asnjë cent investime kapitale në 6 muajt e parë të vitit 2022
Shteti e “paralizon” ekonominë: Realizoi vetëm 11 për qind të investimeve në projektet kapitale


