Lajme

“Rri pozita rri opozita”- S’ka lëvizje që një orë në kuvend, nuk dihet nëse vazhdon seanca!

07/13/2023 16:31
nga:Y I

Edhe pse ka kaluar mbi një orë që nga rinisja e seancës plenare, ende nuk është vendosur nëse do të procedohet tutje apo do të ndërpritet për sot kjo seancë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që seanca të ndërpritet derisa të ftohen ‘gjakrat’ pas përleshjes së ndodhur sot mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka insistuar që seanca plenare të mbahet, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/