Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar se është riaktivizuar nëndega e LDK-së në Nyon të Zvicrrës, raporton Gazeta Blic.
Haliti ka bërë të ditur se atje ka takuar aktivistë të shumtë dhe njerëz humanë që për shumë vite bartën barrën e aktiviteteve politike dhe kulturore.
“Në emër të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku ju urova suksese dhe mirëseardhje edhe aktivistëve të rinj në LDK” shkruan Haliti në Facebook.
Postimi i plotë:
Sonte pas shumë viteve,e ri aktivizuam nëndegën e LDK-së në Nyon të Zvicrrës
Në Nyon sonte së bashku me shumë aktivistë të LDK-së aktivizuam sërish nëndegën për qytetin e Nyonit!
Takova shumë njerëz humanë e aktivistë të shumtë që për shumë vite bartën barrën e aktiviteteve politike dhe kulturore.
Në emër të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku ju urova suksese dhe mirëseardhje edhe aktivistëve të rinj në LDK.
S.H


