Lajme

Rezultat interesant në Han të Elezit, PDK para Refki Sumës

10/17/2021 21:19
nga:Gazeta Blic

PDK-ja me Mehmet Ballazhin është duke prirë në komunën e Hanit të Elezit pas numërimit të 72,98% të votave.

Ai deri tani ka grumbulluar 1766 vota apo 50,26% derisa kandidati i pavarur Refki Suma është i dyti me 1492 apo 42,46%.

Ndërkaq, Sherif Berisha i Vetëvendosjes ka 256 vota apo 7,29%.

Refki Suma si kandidat i pavarur ka qeverisur tri mandate nga katër vjet.