Lajme

Rexhepi (AKI): Përgjegjësia për rezultatin në Tetovë është e imja

11/02/2025 22:18
nga:G B

Kandidati për kryetar të Tetovës nga BDI-ja, Bajram Rexhepi, e ka uruar Bilall Kasamin për fitoren e arritur në Tetovë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se përgjegjësia është e tij për këtë rezultat.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e thanë fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë”.

“Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, ka thënë Rexhepi.