Lajme

Rexhaj i reagon Lajçakut: Kosova s’duhet të futet në një kosh me Serbinë gjenocidale-Asociacioni s’mund të nxirret nga marrëveshja

07/10/2024 09:20
nga:N K

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaqëm për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Lidhur me këtë, në një intervistë për GazetaBlic, u deklarua deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ai tha se deklarata e Lajçak është e njëanshme sepse Kosova nuk mund të futet në një kosh me Serbinë gjenocidale.

“Atë që e tha sot ndërmjetësi Lajçak që Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në BE pa finalizuar marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mendoj që është e njëanshme për arsye që përballë një Serbie gjenocidale dhe shovene siç është ajo përherë, nuk mund futet në një kosh me të edhe Kosova sepse marrëveshjen e tillë të pranuar dhe e cila është e obliguar në aspektin jurdik mendoj që sa herë po mundet dhe sa herë po i del d.m.th ndonjë shans përpara Serbia po e prish”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se vetë kryeministrja Bërnabiç ka dërguar letrën ku thuhet se një pjesë të marrëveshjes nuk do ta realizojë Serbia.

“Shto këto së fundi argumentin që ka të bëjë me sulmin terrorist me qëllimin e aneksimit të një pjesë të veriut të Republikës së Kosovës, pastaj vetë Bërnabiq si kryeministre një letër të cilën e kishte dërguar dmth aty thotë konkretisht që një pjesë të marrëveshjes nuk do ta realizojë Serbia”, tha ai.

Rexhaj më tej thotë se Asociacionin e shohin gjithmonë si diçka të veçantë sepse Serbisë i konvenon vetëm ajo marrëveshje, derisa për të tjerat zotohet se nuk do t’i përmbush.

“Ndonëse në anën tjetër përherë kanë tendencë që Asociacionin ta heqin si diçka të veçantë sepse Serbisë i konvenon vetëm ajo marrëveshje ndërsa pjesët tjera zotohen se nuk do t’i përmbushin, prandaj përherë qeveria jonë, kryeministri Kurti ka kërkuar që një marrëveshje e tillë me të gjitha pikat të nënshkruhen nga të dy palët sepse ne nuk mund të kemi besim te Serbia e cila pra edhe tash sipas informacioneve që i diponojmë, në fakt organet e rendit, sistemi i sigurisë në Kosovë’”, theksoi deputeti Rexhaj.

Për në fund, ai përmend sulmin e fundit në Banjskës, si dhe tre kushtet e Kurtit, duke thënë se Serbia është duke lobuar fuqishëm që Kosova të mos anëtarësohet në asnjë organizqtë ndërkombëtare.

“Bëhen ushtrime në kazermat ushtarake të tyre, ushtrime të cilat i ushtrojnë ish gjeneralët, kryesisht një pjesë të terrorristëve dhe të atyre të cilëve mendoj që prapë do të futen në Kosovë përmes mjeteve terrorriste të ndihmuara nga Serbia, prandaj në këtë formë edhe Kurti edhe ato tre kushtet të cilat kanë të bëjnë me sulmin e fundit dhe sulmet të cilat po bëhen në rrafshinën ndërkombëtare duke lobuar fuqishëm Serbia, që me njëfarë forme Kosova të mos anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, prandaj edhe Asociacioni si i tillë nuk mund të nxirret nga pakoja dhe nga marrëveshja bazike ose thënë ndryshe nga marrëveshja e Ohrit”, përfundoi deputeti i VV-së Arbër Rexhaj.

/GazetaBlic/